Vendimi për të mos rikandiduar, Basha: Do drejtoj opozitën për largimin e qeverisë. Përballjen e kam me Ramën, do ta mund si në Tiranë

Mar 31, 2015 | 17:05
SHPËRNDAJE

TIRANË- Kreu i PD-së, Lulzim Basha, njëherësh kryetari i bashkisë së Tiranës ka sqaruar sot arsyet që e shtyjnë të mos rikandidojë për një tjetër mandat në krye të Tiranës. 

Basha ka deklaruar se me këtë vendim i qëndron bindjes së tij dhe asaj që ka thënë katër vite me parë, kur vendosi t’i përkushtohej Tiranës, që bashkisë i duhet një kryetar më kohë dhe përkushtim të plotë, ndërkohë që misioni i tij tashmë është në krye të opozitës, për largimin e qeverisë. Ai ka pohuar se tashme perballjen e ka me Ramen. 

“Katër vjet në parë kur u përballa me Ramën për bashkinë e Tiranës kam shprehur bindje publike se kryetari i opozitës, shefi i opozitës, nuk duhet të garojë për garën lokale për kryebashkiak, nuk duhet të rikandidojë. E kam thënë, është bindja ime, i qëndroj kësaj bindje, është fjala ime dhe nuk i dal fjalës sime, i kam pasur për këto fjalë kundërshtarin para katër vitesh e i kam edhe sot për vete.

Nuk ka në pikëpamjen time asnjë kundërthënie me ato që kam thënë e kam bërë, sot ndodhem për shkak të zhvillimeve në PD, u zgjodha kryetar i opozitës në gjysmën e mandatit tim në krye të bashkisë, nga pikëpamja e funksioneve ndodhem si Rama para 4 vitesh, por në dallim nga kundërshtari im kam vendosur të mos kandiojë, por të drejtojë opozitën në një betejë fshat më fshat, qytet më qytet, lagje më lagje, shtëpi më shtëpi. Misioni im është të drejtoj opozitën, në largimin e qeverisë së lakut në fut, përballjen e kam me Ramën, e kam mundur në garën për bashkinë  e Tiranës do ta mundim në garën për bashkitë, për qeverinë me PD dhe qytetarët e vendit”- tha Basha.

Basha ka theksuar më tej se “në nderim të banorëve të Tiranës, dua që kandidati I PD t’i përkushtohet me kohë të plotë drejtimit të bashkisë së Tiranës, PD ka plot personalitete, kandidati i ri fitues për Tiranën ka avantazhin që do të punojë në një qytet që ka kushtetutën e vet urbane, planin e vet, masterplanin në zbatim të Tiranës moderne me projekte të mëdha, që po hedhin shtat pavarësisht për përpjekjet për t’i vonuar nga një kryeministër xheloz”. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura