Vendimi për Tahirin/ Spaho: Akuzohet për trafik droge, lihet i lirë, kuksianët protestuan për bukën e gojës, u mbajtën në burg

Sep 20, 2019 | 21:27
SHPËRNDAJE

Nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho, ndërsa ka komentuar vendimin e Gjykatës për ish-ministrin e brendshëm, Saimir Tahiri, tha se drejtësia është me dy standarde.

Në facebook, Spaho shkruan kuksianët që protestuan për bukën e gojës mbahen në burg, ndërsa Tahiri që, sipas Spahos, u akuzua për trafik droge, u la i lirë.

spaho

Postimi i plotë:

per Tahirin, N/kryetari i PD Edmond Spaho: Akuzohet per trafik droge, lihet i lire, kuksianet protestuan per buken e gojes, u mbajten ne burg

Shikoni standartin e drejtesise shqiptare! Saimir Tahiri u akuzua per krijim organizatash kriminale, favorizim te tyre dhe trafik nderkombetar droge. Per keto tre akuza u hetua dhe gjykua ne gjendje te lire, pa bere asnje dite burg. Keta fakiret nga Kukesi, qe luftojne nga mengjesi ne darke per buken e gojes, per vete dhe familjaret e tyre, u hetuan ne burg dhe u denuan me burg vetem sepse protestuan kunder komcesionit korruptiv te Edi Rames ne rrugen e Kombit.

Ketyre te varferve, qe nuk kane lidhje me pushtetin e Edi Rames, por e demaskojne ate me protesta, prokuroria ua sajon provat. Per Tahirin edhe kur provat jane sheshit, ia mbulon ose i zhvlereson, sic beri me udhetimin e te atit dhe te bashkeshortes se tij ne Itali bashke me Habilajt, per te cilet genjente sikur nuk i njihte.

Me drejtesine qe ka standarde te dyfishta ka liri per Tahirin dhe burg per kuksianet protestues, pasi ata nuk posedojne fakte per vellane e Shefit te Madh dhe drogen e Xibrakes, si Saimir Tahirii.

Kuksianet duhen denuar qe shqiptaret te mesojne se koncensionet e oligarkeve te Rames jane te paprekshme, ndryshe denohen me burg pasi prekja e interesave te oligarkeve eshte si te prekesh Shefin e Madh.

Nuk do te jete e larget dita kur cdo koncension korruptiv dhe kunder interesit publik, si ky i rruges se Kombit, do te anullohen nga qeveria e ardhshme e PD.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura