Vendimi për studentët/ Rregullat e reja për vitin akademik, ja kur kthehet mësimi “online”

Oct 22, 2020 | 14:52
SHPËRNDAJE

Dhjetë ditë larg nisjes së vitit të ri akademik, Universiteti i Tiranës ka gati rregulloren e përgjithshme që pritet të miratohet në senat akademik.

universitete

Një praktikë e ngjashme si ajo në shkolla: hyrje me maska, dezinfektantë dhe matje temperature përpara futjes në auditorë në bazë të grafikut të paracaktuar më përpara e po ashtu edhe ndarja në grupe në bazë të kushtit të largësisë midis studentëve.

Ashtu si shkollat që kanë një fashë nxënësish që jo medoemos duhet ta mbajnë maskën, universitetet kanë studentët që e kanë kaluar COVID-19 më herët.

Për ta, maska është thjesht e rekomandueshme, me qëllim për t’iu shmangur infektimeve të tjera respiratore.

Formular vetëdeklarimi për gjendjen shëndetësore dhe të familjes do të dorëzojë në hyrje çdo i ri me temperaturë nën 37.5 (e përcaktuar në rregullore).

Rregullorja lë të hapur mundësinë për zhvillimin e disa orëve “online”. E njëjta gjë aplikohet edhe kur qoftë një student apo pedagog rezulton pozitiv. Situata shëndetësore është ajo që përcakton kohëzgjatjen, por 14-ditëshi i detyrueshëm parashikohet në rregullore.

Kjo e fundit i lë mundësinë e punës në distancë përveç personelit akademik të infektuar, edhe atyre që vuajnë nga patologji të ndryshme.

Kjo është rregullorja e përgjithshme, pasi çdo fakultet do të vendosë masa specifike bazuar në kapacitetet që ka.

Mësimi i kombinuar është hedhur si ide që në krye të herës dhe ndryshe nga shkollat nuk ka një skenar të zi në rast se shifrat e pandemisë bëhen të pamenaxhueshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura