Vendimi për Rusinë, FSHF: UEFA s’aplikoi të njëjtin standard për Shqipëri-Serbi, na takojnë 3 pikët

Apr 10, 2015 | 9:20
SHPËRNDAJE

Federata Shqiptare e Futbollit, duke vlerësuar si të drejtë vendimin e Komisionit të Etikës dhe Disiplinës për ndeshjen Mali i Zi-Rusi, dhe dhënien e tre pikëve në tavolinë për Rusinë, ka deklaruar se në rastin e ndeshjes Shqipëri-Serbi nuk u aplikua i njëjti standard. 

Ndeshja Shqiperi-Serbi

Në një deklaratë për media, FSHF thekson se vendimi për të dënuar me humbje 0-3 Malin e Zi është tejet i drejtë. Por duke vënë në balancë gjykimin për këtë ndeshje dhe atë të Kombëtares sonë me Beogradin, konstaton se nuk ka pasur drejtësi. 

“Duke marre shkas nga ky vendim FSHF thekson qe ne rastin e ndeshjes Serbi-Shqiperi Komisioni i Etikes dhe Disiplines nuk aplikoi te njejtin standard gjykimi, sepse dhuna ne stadiumin Partizani te Beogradit ishte me ekstreme dhe e shoqeruar gjithashtu me thirrje raciste. Pamjet e goditjeve te lojtareve tane me karrike dhe sende te forta, fishekzjarret dhe hyrja ne fushe e tifozeve ne prani te 5000 policeve jane nje argument i padiskutueshem qe vendi organizator deshtoi per mbarevajtjen e nje ndeshjeje normale futbolli mbeshtetur ne rregullat e UEFA-s”- thuhet në deklaratë. 

FSHF thekson më tej se mbetet me shpresë te vendimi i 17 prillit. “Duke pritur vendimin e 17 prillit te CAS-it ne kemi shume shprese per nje gjykim te drejte, jo thjesht qe Kombetares se Shqiperise i takojne 3 piket, por sepse vendimi ne favor te Shqiperise eshte vendimi ne favor te futbollit”- përfundon deklarata.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura