Vendimi për rritjen e pagave, Petrit Vasili në Panorama TV: Rama nuk merr seriozisht as veten e tij. Ja propozimi i Partisë së Lirisë

May 26, 2023 | 18:29
SHPËRNDAJE

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka komentuar në studion e Panorama TV vendimin e qeverisë për rritjen e pagave.

Capture

Vasili u shpreh se me lëvizjen e tij Rama tregoi se është një karagjoz politik që nuk merr seriozisht as veten e tij. Ai kujtoi propozimin e Partisë së Lirisë për indeksimin e pagave që do të mbronte qytetarët nga varfërimi.

“Kur kryeministri ka këtë pozicion prej karagjozi politik që do thjesht dhe vetëm të dëgjojë zhurmën e radhës, kjo i shërben atij, nuk na shërben ne. Para se të vinim këtu, ka një projektligj të Partisë së Lirisë për indeksimin vjetor të pagave. Indeksimi do të thotë të mbrosh pagat nga varfërimi.

Çfarë është indeksimi? Mbron pagat nga humbja e vlerës së pagës. Nëse kemi marrë 500 mijë lekë të vjetra ato nuk vlejnë më aq bien në mënyrë progresive. Ai nuk merret në shqyrtim. Edi Rama tregoi veten që është një karagjoz politik. Kur nuk merr seriozisht veten e tij ai. Ai bën sikur mbron një vendim për pagat dhe nuk e voton as vetë”, deklaroi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura