Vendimi për referendumin në Kushtetuese, Kadriu: S’ka asgjë joligjore

Sep 19, 2018 | 13:03
SHPËRNDAJE

Gjykata Kushtetuese po diskuton mbi iniciativat mbi kushtetutshmërinë për referendumin e 30 shtatorit dhe Marrëveshjen e Prespës. Pas vlerësimit të gjykatësit Darko Kostadinovski ku kërkoi që të mos procedohet më tej për kushtetutshmërinë e referendumit, edhe gjykatësi Osman Kadriu u shpreh se është kundër dhe tha se vendimi nuk mund të jetë joligjor, pasi ai është sjellë me shumicë votash nga organi ligjvënies.

Vendimi nuk mund te jete mashtrues kur qytetaret thirren për te dhëne mendimin e tyre. Referendumi obligator mbahet për arsimtare ne aleanca, dalje nga aleanca ose ndryshim te kufijve. Nëse nuk e dini BE-ja nuk është aleance, ndërsa NATO është aleanca politiko ushtarake dhe jo shtetërore- tha Osmani.

gjykata-kushteteuese-09_1537346638-2437614

Vendimi për referendumin në Kushtetuese, Kostadinovski: Nuk pajtohem me referatin, kërkoj të mos procedohet

Gjykatësi Darko Kostadinovski tha se nuk pajtohet me referatin dhe kerkon qe Gjykata Kushtetuese te mos procedoje kushtetutshmërinë e referendumit.

Vendimi për referendumin në Kushtetuese, Gosheva: Ka mundësi që të anulohet referendumi

Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elena Gosheva tha se ka kushte dhe mundësi që të anulohet vendimi për referendumin. Ajo tha se ka disa elemente kundër-kushtetuese në pyetjen e referendumit drejtuar qytetarëve të Maqedonisë si p.sh:
1. Pyetja është e habitshme
2. Pyetja ka gabime thelbësore
3. Referendum konsultativ për anëtarësim ne aleanca nuk ekziston
4. Pyetja jep mundësi për 8 përgjigje te ndryshime si: po për NATO, jo për BE, jo për Marrëveshjen e Prespës.

Me kërkese te gjykatësit Jovan Josifovski, ndryshon rendi i ditës. Gjykata do të shqyrtojë vetëm piken për referendumin. Rendi u miratua me 8 vota ‘për’./Express/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura