“Vendimi për përjashtimin e Berishës nuk u mor papritur”, Gazment Bardhi: Ishte prej dy muajsh në kontakt me Bashën dhe ndërkombëtarët

Sep 17, 2021 | 14:59
SHPËRNDAJE

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka zbuluar se në selinë blu, kishte rreth dy muaj që diskutohej për çështjen “Berisha”, edhe me ndërkombëtarët.

Bardhi deklaron se vendimi i Lulzim Bashës për të përjashtuar nga grupi parlamentar demokrat deputetin Sali Berisha, nuk është marrë papritur.

gazmend bardhi

I ftuar në ‘Open”, Bardhi tha se Berisha ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me kryedemokratin Lulzim Basha prej dy muajsh.

“Absolutisht që jo, është diskutuar prej kohësh. Berisha ishte prej dy muajsh në kontakt me Bashën dhe ndërkombëtarët, nuk u mor papritur,“- tha Bardhi ndër të tjera.

Gjatë emisionit Gazment Bardhi u shpreh se ka qenë dëshmitar i takimeve të Lulzim Bashës, i cili e ka mbrojtur Sali Berishën në prani të amerikanëve.

“Nuk ka përjashtim të Sali Berishës nga Partia Demokratike. Si çdo demokrat, ky vendim lëndon, por para se të japim një vendim emocional duhet që secili nga ne, nisur nga Basha deri te anëtari më i thjeshtë, duhet të kemi parasysh interesin e demokratëve.

Kjo ishte e vetmja rrugë nga informacionet që unë kisha, ishte i vetmi opsion për situatën e krijuar. S’do donim kurrë të ishim në këtë situatë.

Sot vendi ka një minues të demokracisë dhe ai është Edi Rama . Dua të ndaj dhe një informacion, që drejtimi i gishtit te PD sikur e keqja është aty, por e keqja është Edi Rama. Këtu nuk ka një betejë mes Bashës dhe Berishës, Basha ka marrë një vendim i diktuar nga rrethanat në të cilat ishte PD, dhe në atë vendim ka shprehur vlerësimin ndaj figurës së Berishës .

Zyrtarisht në prezencë të zyrtarëve amerikanë Basha e ka thënë mos dakordësinë për vendimin e SHBA, ka mbajtur qëndrim në emër të PD në mbrojtje të Berishës. Berisha është në dijeni të rreziqeve që i kanoseshin demokratëve në rast mos vendimi. Unë jam dëshmitar i takimeve të Bashës me amerikanët, nuk jam i lejuar të nxjerr detaje , por konfirmoj se në rast se Basha s’do merrte vendimin interesat e demokratëve do ishin cënuar në mënyrë të parikuperusehme.

Unë jam rritur me fotot e Berishës në shtëpi. I komentova dhe deklaratat e tij, dhe patjetër që janë emocionale. Janë emocionale sepse ai ka informacion shumë më tepër se unë dhe ju bashkë”- tha Bardhi.

PJESË NGA INTERVISTA

Pyetje: Është e vërtetë që në Ambasadën Amerikane janë thirrur njerëz nga PD para se Basha të merrte vendimin? Janë rreth 10 persona?

Bardhi: Po është e vërtetë. Disa deputetë të Grupit Parlamentar të PD-së kanë pasur në dijeninë time kontakt nga ambasada e SHBA-ve. Një proces informimi mbi çështjen. Janë informuar një pjesë e konsiderueshme e deputetëve të PD.

Pyetje: Ju vetë keni qenë në këto takime?

Bardhi: Po edhe unë kam pasur takim. Kam qenë më i informuar për shkak të pjesëmarrjes në disa takime ku kanë qenë prezentë edhe zyrtarë të tjerë të SHBA-së.

Pyetje: A ju janë vënë përballë fakte?

Bardhi: Jo. Mua jo. Nuk ka qenë ky qëllimi.

Pyejte: Përse shërbente ky lloj informimi?

Bardhi: Kjo është një çështje për të cilën duhet të pyesni Ambasadën e SHBA-ve. Ajo që mund të konfirmoj është që po, disa nga kolegët e Grupit Parlamentar të PD kanë pasur kontakte me përfaqësues të SHBA-ve në Shqipëri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura