Vendimi për ish-ministrin, LSI: Rama është peng i Saimir Tahirit, tani ka vetëm një rrugë…

Sep 20, 2019 | 8:25
SHPËRNDAJE

Pas vendimit te gjykates per Saimir Tahirin, denuar me 5 vjet burg vetem me akuzen per shperdorim detyre, ndërsa rrëzoi 3 akuzat e ngritura nga Prokuroria, LSI e ka quajtur kete nje fakt qe drejtësia është marrë peng nga krimi i organizuar, nderkohe qe kryeministri Rama është peng i Tahirit si edhe strukturave kriminale.

1d8bcda3-8e01-4f5b-885a-f6799e855995

Deklarata e LSI

Për LSI, vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda tregon qartë se drejtësia është marrë peng nga krimi i organizuar dhe Edi Rama është peng i Saimir Tahirit dhe strukturave kriminale.

Edi Rama ka bërë gjithçka për të mbrojtur Saimir Tahirin dhe ka përdorur çdo mekanizëm të tijin sepse Edi Rama është peng i dosjeve korruptive dhe i familjarëve të tij.

Projekti i kanabizimit të vendit, trafiku ndërkombëtar i drogës është projekt politik i Edi Ramës sepse Edi Rama është “Shefi i madh” i cili projektoi dhe urdhëroi këtë projekt shkatërrues për vendin që nxiu historinë e Shqipërisë në mediat botërore.

Me Edi Ramën është provuar që nuk ka drejtësi, krimi i organizuar ndjehet i fortë, i sigurtë dhe i pëkrahur.

Ka vetëm një rrugë: Të çlirohet vendi nga Edi Rama dhe kapja e institucioneve nga krimi i organizuar për të instaluar shtetin e së drejtës për të kthyher tek çdo qytetar dinjitetin dhe shpresën se ky vend do të bëhet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura