Vendimi / Pas Rashicës, edhe Alban Meha i thotë “po” Kosovës

Aug 15, 2016 | 16:13
SHPËRNDAJE

Alban Meha do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës në të ardhmen. Mesfushori i injoruar për një kohë të gjatë nga trajneri De Biazi, pritej që t’i jepte një përgjigje pozitive kombëtares së drejtuar nga Albert Bunjaki dhe ashtu ka ndodhur.

Meha

Lojtari ka bërë të ditur vendimin e tij nëpërmjet rrjeteve sociale. Fillimisht ai postoi gjatë ditës së djeshme një mesazh ku kishte vendosur datën 5 shtator 2016, data e ndeshjeve zyrtare për eliminatorët e Botërorit 2016.

Sot ai ka bërë një postim tjetër, duke hedhur një foto të tijën të punuar grafikisht dhe ku ai dallohet qartësisht me fanellën e Kosovës.

Untitled-6

Mesazhi “KOSOVA A.M 17”, lë pak vend për interpretime dhe tashmë Meha mund të cilësohet pa frikë si një futbollist i kombëtares së Kosovës duke shënuar largimin e dytë radhazi brenda pak orësh nga kombëtarja shqiptare pas atij të Milot Rashicës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura