“Vendimi nga komiteti i imunizimit ka ardhur”- Ministrja Manastirliu flet për vaksinat kineze dhe ruse: Pritet që ekspertët të japin… Ja çfarë thotë për masat anti-COVID

Mar 9, 2021 | 22:07
SHPËRNDAJE

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka folur për vaksinat ruse dhe kineze, duke zbuluar se vendimi nga komiteti i imunizimit ka ardhur tashmë.

manastilriu

E ftuar në emisionin “Real Story”, në News 24 ministrja Manastirliu thekson se iu është lënë koha e nevojshme ekspertëve për t’u shprehur, nëse duhet apo jo që këto vaksina të futen në Shqipëri dhe të aplikohen.

Kujtojmë se më herët kryeministri Rama është shprehur se çmimi i vaksinave kineze është në stratosferë dhe është një luftë e tmerrshme tregtare me kompleksitet të hatashëm.

Gjeneralët në këtë luftë ishin mjekët dhe shkencëtarët dhe profesionistët, ekspertët tanë të shëndetësisë. Ajo çfarë ne kemi bërë janë rekomandimet, udhëzimet e komitetit të ekspertëve, ashtu sikurse iu kemi lënë kohën e nevojshme ekspertëve të komitetit të imunizimit për t’u shprehur për vaksinat.

Komiteti i imunizimit ka bërë një vlerësim për vaksinat. Është një komitet i imunizimit i cili vlerëson dhe rekomandon për qeverinë përdorimin. E bëjnë për çdo vaksinë. Ata e kanë këshilluar pikërisht Ministrinë e Shëndetësisë dhe ky vendim i tyre ka kaluar dhe në komitetin e ekspertëve për të bërë vlerësimin dhe të vaksinave të tjera. Ne kemi filluar punën për të hapur rrugën. Vendimi nga komiteti i imunizimit ka ardhur dhe pritet dhe vendimi i ekspertëve tanë”, tha Manastirliu.

Sa i përket kufizimeve, duke iu referuar një ‘politike të relaksuar të masave’, Manastirliu tha se masat tona kanë qenë të intensitetit mesatar.

“Është e gjithë ditur që vendimet i marrim nëpërmjet vlerësimit të komitetit të ekspertëve. Ka qenë ky komitet që vlerëson situatën epidemiologjike dhe në kontekstin rajonal dhe më gjerë. Masat tona kanë qenë të intensitetit mesatar. Nuk mund të themi që nuk kemi marrë masa restriktive, por jemi treguar të kujdesshëm që masat t’i marrim në kohën e duhur dhe të kenë efektet e dashura nga ne”, u shpreh ministrja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura