Vendimi për shtyrjen e negociatave, reagon Pollo: Bushati duhet të japë dorëheqjen bashkë me shefin e tij

Jun 26, 2018 | 20:43
SHPËRNDAJE

Kryetari i Komisionit të Integrimit, Genc Pollo me anë të një deklarate ka reaguar në lidhje me vendimin e BE-së për të mos hapur negociatat me Shqipërinë para verës së ardhshme.

Në deklaratën e tij Pollo shkruan se Ministri i Jashtëm duhet të japë dorëheqjen pas këtij vendimi negativ të BE-së për Shqipërinë.

genc pollo

Reagimi i plotë

BE ka vendosur për të mos hapur negociatat për shkak të korrupsionit dhe te krimit qeveritar. Franca dhe Hollanda kane vene veton, kurse Gjermania ka kerkuar hapje negociatash me kushte. Vendimi do te rishqyrtohet pas nje viti nga Keshilli Europian i cili do te vendose vetem kur te verifikohet se Shqiperia i ka plotesuar kushtet, dhe vetem pas miratimit paraprak nga ato parlamente te vendeve anetare qe duhet te shprehen.

Por edhe ne kete dite te hidhur per shqiptaret qeveria ka pafytyresine te mashtroje dhe genjeje duke thene se jane hapur negociatat.

Ministri i Europes duhet te kishte dhene doreheqjen sot bashke me shefin e tij. Por te pafytyret nuk njohin as moral dhe as pergjegjesi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura