Vendimi/ Mbështetësit e Berishës ngrenë Komisionin për Operacionet Elektorale, ja anëtarët dhe detyrat e strukturës së re (EMRAT)

Dec 17, 2021 | 11:38
SHPËRNDAJE

Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD-së ka marrë një vendim që mban datën 16 dhjetor, “Për ngritjen e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale”.

berisha

Në vendim thuhet qëllimi i këtij komisioni do të jetë drejtimi i procesit të referendumit që do të mbahet nesër.

Në përbërje të komisionit janë Albana Vokshi, në cilësinë e kryetares, si dhe anëtarët Ervin Minarolli, Enno Bozdo, Edith Harxhi, Keltis Kruja.

Sipas vendimit, komisioni ka përgjegjësinë të mbikëqyrë dhe drejtojë procesin referendar të 18 dhjetorit dhe të shpallë rezultatin përfundimtar.

Kujtojmë që po nesër Lulzim Basha mban Kuvendin e PD-së, që sipas tij do të bashkojë demokratët dhe do t’i japë fund situatës së krijuar në kampin blu.

komisioni 1 komisiioni 2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura