Kush janë pesë gjyqtarët e Apelit që rrëzuan kolegët e Faktit dhe dënuan përjetë Frrokun

Jun 30, 2015 | 20:09
SHPËRNDAJE

Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda i është dashur të zhvillojë disa procedura shorti deri në përcaktimin e pesëshesh gjykuese “finale”, që shpalli dje vendimin përfundimtar ndaj biznesmenit, Arben Frroku.

Kreu i Apelit të Krimeve të Rënda, Fehmi Petku

Ndryshe nga dosje të tjera, ku për shkak të konsumimit të gjyqtarëve të Apelit lipset nevoja e delegimit të gjyqtarëve nga gjykata të tjera, në rastin në fjalë, trupi gjykues ka qenë i përbërë nga anëtarë të trupës gjyqësore të Apelit të Krimeve të Rënda.

Verdikti i djeshëm në Apel u shpall nga një trupë e kryesuar nga gjyqtari Fehmi Petku dhe anëtarë gjyqtarët Amarildo Laçi, Albana Boksi, Nure Dreni dhe Dhimitër Lara. Katër anëtarët janë përzgjedhur që në procedurën e parë të shortit, ndërsa gjyqtari Petku i është shtuar kësaj trupe pas disa “raundesh”.

Gjatë kohës që kishte nisur shqyrtimi i dosjes në Apel, Këshilli i Lartë i Drejtësisë emëroi gjyqtarin Petku si kryetar të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda.

Gjyqtari Petku ushtron detyrën në Apel prej disa vitesh. Emri i tij iu propozua Presidentit të Republikës për emërim në këtë gjykatë në qershor të vitit 2009. Disa nga anëtarët e trupit gjykues kanë marrë pjesë në gjykime të dosjeve “vip” në Apelin e Krimeve, që prej themelimit të kësaj gjykate.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura