Vendimi/ Ja cilat makina nuk do të rrezikojnë nga bllokimi në 2016

Dec 22, 2015 | 9:23
SHPËRNDAJE

Pavarësisht vitit të prodhimit, makinat të cilat kryejnë rregullisht serviset dhe nuk ndotin ambientin do të vazhdojnë të jenë në qarkullim.

Ministria e Mjedisit ka sqaruar paketën e masave që po ndërmerret për të ulur nivelin e ndotjes, paketë që hyn në fuqi nga 1 korriku 2016.

makinaSipas ekspertëve të kësaj ministrie makinat që pajisen me katalizator dhe janë të mirëmbajtura, normalisht do kalojnë testin e kolaudimit.

“Duke qenë se Ministria e Mjedisit ka bashkëpunuar me Ministrinë e Transporteve për këtë fushë ku Ministria e Mjedisit ka qenë në krye të grupit të punës në proceset paraprake të paketës së masave parandaluese për nivelin e gazrave sot jemi në një situatë ku Ministria e Transportit ka filluar zbatimin e këtij procesi qysh në Mars 2015″- thotë këshilltarja e Ministrit të Mjedisit, Ana Kekezi për “Shqiptarja.com”.

Sipas saj, kjo paketë masash bëhet e përputhshme  100% me direktivat e BE-se në fazën e tretë dhe përfundimtare duke filluar nga 1 Korrik 2016.

“Ka një keqperceptim kur flasim për mjetet që duhet të jenë në qarkullim me Euro5. Kjo nuk ka lidhje me vitin e prodhimit. Çdo makinë nëse ka shërbimet e duhura, pajisen me katalizator dhe janë të mirëmbajtura e kanë kontrolle rigoroze në servise nga qytetarët, mund të qarkullojnë dhe të kalojnë testin e kolaudimit. Sot në botë qarkullojnë lirisht makina Vintage (të viteve 50 e 60)”, – thotë ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura