Vendimi i Trump/ Del shifra, ja sa emigrantë do të pranojnë SHBA-të

Sep 18, 2018 | 9:12
SHPËRNDAJE

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, propozoi zvogëlim të ndjeshëm të numrit të refugjatëve që do të lejohen në Shtetet e Bashkuara vitin e ardhshëm.

pompeo

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se numri i tyre do të jetë 30,000, pavarësisht thirrjeve të grupeve humanitare se edhe kufizimi në 45,000 gjatë vitit 2018 ka qenë i ulët, raporton Rel.

Administrata Trump është shprehur vazhdimisht kundër pranimit të refugjatëve dhe migrantëve të tjerë.

“Politika e përmirësuar e kësaj administrate për refugjatët i shërben interesit kombëtar të SHBA-së dhe zgjeron kapacitetin tonë për t’iu ndihmuar atyre në nevojë në gjithë botën”, tha përmes një deklarate Pompeo.

Për krahasim, administrata e paraardhësit të Trumpit, Barack Obama, ka lejuar 85,000 refugjatë në vitin e fundit të tij në detyrë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura