Vendimi i Ramës për Xhafajn, vjen reagimi i parë i PD: Do pendohesh, do t’ja dëgjosh krismën…

May 16, 2018 | 12:54
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të dhënë sot nga kryeministri Edi Rama lidhur me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili jo vetëm do të qëndrojnë në detyre, por nuk duhet të përgjigjet as moralisht për sa akuzohet nga opozita.

Deputeti i PD-se, Edi Paloka ka dhene nje prononcim per mediat, teksa qytetare dhe opozitare protestonin poshte zyres se Xhafaj, duke kerkuar doreheqjen e tij.

paloka

“Rama mbajti qëndrimin që pritej, asgjë më shumë, shfaqja e radhës që po e shohim, e pamë me Tahirin që e mbrojti me të njëjtat fjalë, sot ai është në arrest shtëpie se drejtësia është e kapur. Të njëjtin shoë pamë edhe sot për Xhafaj, me argumente absurde mbrojti ministrin e tij se po mbron veten. Ai i dha urdhër prokurorisë, por do t’ja dëgjojë krismën, kupola ka në krye Ramën, mafia kështu funksionon. Tha se do përgjigjet opozita, kapet Tahiri në krim do përgjigjet opozita, kapet Xhafaj do përgjigjet opozita, ajo shprehja ska parë gjë akoma, kjo është edhe rasti Xhafaj.  Protesta e sotme është vetëm një hap, e qytetarëve që na kërkuan ti mbështesim, nuk do të ndalemi deri sa Xhafaj të ikë dhe Rama të shkojë atje ku duhet, Rama do të pendohet”- tha Paloka.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura