Vendimi i Qeverisë: Libra shkollorë falas për nxënësit nga klasa e parë në të katërtën

Jul 11, 2018 | 20:18
SHPËRNDAJE

Nxënësit që ndjekin arsimin fillor nga klasa e parë deri në klasën e katërt do t’u jepen tekstet shkollore në përdorim falas.

Ky është vendimi i marrë sot nga Qeveria në mbledhjen e sotme, ku thuhet se çmimi i blerjes së teksteve shkollore mbulohet 100% nga fondet e buxhetit të shtetit, miratuar për ministrinë përgjegjëse për Arsimin.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë pas botimit në fletoren zyrtare, sqarohet në VKM.

VKM shkollat

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura