Vendimi i PD: Votë pro arrestimit të Mark Frrokut

Apr 1, 2015 | 14:48
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike do të votojë pro dhënies së autorizimit prokurorisë për të arrestuar Mark Frrokun për llogari të drejtësisë belge.

Gjate nje mbledhje te grupit te PD

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit u bë e ditur se disa deputetë të kësaj force politike do të diskutojnë për skandalin e fundit të Interpol dhe fshehjes së urdhër arrestit të ardhur nga Belgjika.

Në të njëjtën kohë PD-ja do të votojë pro ndryshimeve të fundit në Kodin Zgjedhor, sipas të cilave 50% e këshilltarëve bashkiakë do të jenë zonja.

Në një kohë që PD-ja do të bëjë betejën në Kuvend me maxhorancën, kryetari i saj, Lulzim Basha do të vijojë turin e protestave në Shkodër.

Jo rastësisht në këtë qytet është zgjedhur 2 prilli për të protestuar, pasi 24 vjet më parë gjatë një demonstrate anti qeveritare mbetën të vrarë 4 persona.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura