Vendimi i Mbretëreshës që tronditi Meghan Markle dhe Princ Harry-n, ja nga çfarë u detyruan të heqin dorë

Jan 29, 2020 | 16:11
SHPËRNDAJE

Meghan Markle dhe Princi Harry hoqën dorë nga detyrat e tyre mbretërore kohët e fundit, një vendim që tronditi monarkinë angleze.

Kjo do të thotë se çifti do bëjë një jetë të qetë në Kanada dhe nuk do punojnë më në emër të Mbretëreshës.

Ata nuk do mbajnë më titujt mbretërorë, ndërsa do ruajnë emrat Duka dhe Dukesha.

Sidoqoftë Mbretëresha ka marrë një vendim të papritur. Meghan dhe Harry nuk do vazhdojnë më të jenë Ambasadorët e Rinisë së Commonwealth, një pozicion që ishte i rëndësishëm për ta.

Sipas TMZ, burimet thonë se çifti janë të tronditur nga fakti se duhej të hiqnin dorë nga rolet e tyre si ambasadorë të Commonwealth.

Burimi shtoi se ky ishte një vendim i prerë i Mbretëreshës dhe ata duhet të dorëzonin rolet.

Meghan u bë një ambasadore e të rinjve menjëherë para dasmës së saj.

Madje ajo kishte qëndisur edhe në vellon e saj lule që përfaqësonin kombet e Komonuelthit, së bashku me një lule të Kalifornisë që përfaqësonte shtetin e saj të lindjes.

Pavarësisht se nuk përfaqësojnë zyrtarisht Komonuelthin, Meghan dhe Harry do të vazhdojnë me punën e tyre që e bëjnë me shumë pasion.

                

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura