Vendimi i ‘Kushtetueses’ për mandatin e Xhaçkës/ Deputetja e PD-së në “Panorama TV”: Nuk do ta lëmë të kalojë në ‘kalendat greke’! Do bëjmë presion që…

Jan 24, 2023 | 17:29
SHPËRNDAJE

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në një intervistë për “Panorama TV” tha se PD nuk do lejojë që çështja e mandatit të Olta Xhaçkës të kalojë në “kalendat greke”.

Sipas deputetes Zhupa vlerësimi i Gjykatës Kushtetuese është i drejtë dhe sic tha ajo opozita do të bëjë presion në Komisione parlamentare dhe në Kuvend që raporti i pakicës të kalojë në  seancë.

Ajo u shpreh se është Gjykata Kushtetuese ajo që i heq ose jo mandatin një deputeti, ndërsa theksoi se sado që mazhoranca do përpiqet që t’ja zgjatë mandatin Xhaçkës, fundi dihet pasi ka shkelur kushtetutën.

“Nuk ka një rrëzim të kërkesës. Ka një pushim të çështjes për shkak se do shqyrtohet në një moment kur kuvendi ta çojë.

Në këtë rast Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar dhe është normale që sipas kushtetues duhet të jetë kuvendi që ta adresojë.

Një gjë është e sigurt që PD nuk do ta lërë që kjo çështje të kalojë në ‘kalendat greke’.

Ne do bëjmë presion në të gjitha komisionet, në kuvend, në seancë që kjo çështje të kalojë sa më shpejt për votim, raporti i pakicës parlamentare dhe ti adresohemi Gjykatës Kushtetuese.

Mendoj se ata do përdorin të gjitha format, por vendimi i GJK duhet të jetë i zbatueshëm për të gjitha palët.

Ata do presin vendimin e argumentuar dhe kjo do jetë ‘kleçka’ e radhës e mazhorancës për të zgjatur pak mandatin e Olta Xhacka, por sado ta zgjasin, një muaj apo 20 ditë fundi është i njëjtë sepse është shkelje e hapur e kushtetutës”, tha Ina Zhupa.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura