Vendimi i Kushtetueses për ’30 Qershorin’/ Balla: Tani vendimmarrja i takon Presidentit. Pati përpjekje për të minuar zhvillimin e zgjedhjeve

Nov 5, 2021 | 12:52
SHPËRNDAJE

Një ditë pas vendimit të bërë publik nga Gjykata Kushtetuese e cila legjitimon zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ku opozita nuk mori pjesë, kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla tha për mediat se “respektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është një detyrim”.

balla deklarate kuvend

Sipas tij, “Presidenti si një institucion i rëndësishëm duhet të marrë vendimmarrjet në atë që përcakton kushtetuta në këtë rast”.

I pyetur nëse i ka gati emrat PS për kandidatët për bashkitë që nuk kanë kryetarë, Balla tha:

“Unë s’do jap përgjigje, natyrshëm që PS është sot krenare për vendimmarrjen e vet për të garuar në zgjedhjet e 30 qershorit.

Mos harrojmë që pati një përpjekje nga PD dhe forca të tjera të opozitës së atëhershme për të minuar e penguar zhvillimin e zgjedhjeve, nuk ramë pre e presionit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura