Vendimi i KAS-it për Bajramin, vjen reagimi i parë nga Duka

Aug 30, 2021 | 13:47
SHPËRNDAJE

FSHF fitoi gjyqin në KAS për futbollistin Nedim Bajrami, i cili është tashmë zyrtarisht pjesë e Kombëtares shqiptare dhe pritet të bëjë debutimin me kuqezinjtë.

Duka

Pas këtij vendimi ka reaguar edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, ka shprehur një falenderim të veçantë për Departamentin Juridik në FSHF.

POSTIMI I DUKËS:

Të dashur miq,

Nedim Bajrami, nga sot është pjesë e Shqipërisë pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë Sportive. Bajrami do të jetë padiskutim një vlerë e shtuar për ekipin tonë Kombëtar.

Një falenderim i veçantë shkon për Departamentin Juridik në FSHF, për punën e madhe që ka kryer në përpilimin e dosjes dhe rreshtimin e provave që bindën organin më të lartë të drejtësisë sportive të na japë përsëri të drejtë.

Suksese Nedim!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura