Vendimi i gjykatës për Krajën, Basha: Nuk do na e mbyllin dot gojën, fundi i tyre është i afërt

Oct 23, 2018 | 17:26
SHPËRNDAJE

Kryetari i PD-së Lulzim Basha, ka reaguar pasi vendimit të Gjykatës së Tiranës ndaj Akil Krajës, këshilltarit të PD-së, në Bashkinë Tiranë.

basha

“As Edi Rama as kamikazja e tij e korruptuar Regleta Panajoti që dënon për shpifje opozitarin Akil Kraja, sepse denoncoi rritjen e çmimit të ujit nga vrasësi i Ardit Gjoklajt, nuk do na e mbyllin dot gojën. Fundi i tyre është i afërt dhe i ngjashëm me atë të diktaturës”, shkruan Basha në Twitter, duke sulmuar kryeministrin Rama, kryebashkiakun e Tiranës Veliaj dhe gjyqtaren Panajoti.

Me pretendimin se ishte “i turbulluar shpirtërisht” nga komentet dhe statuset në Facebook të këshilltarit të Partisë Demokratike Akil Kraja, kryebashkiaku Erion Veliaj i ishte drejtuar Gjykatës së Tiranës me një padi për shpifje.

Vendimi është marrë sot dhe këshilltari i PD-së, Akil Kraja, i cili e konsideroi një aferë rritjen e çmimit të ujit, denoncoi mungesën sipas tij, të transparencës dhe kujtoi premtimet e Veliajt gjatë fushatës elektorale, se çmimi nuk do të rritej, u dënua me 250 mijë lekë gjobë.

Në dalje të Gjykatës së Tiranës, Akil Kraja tha se vendimi është marrë nën presion politik nga gjykatësit, mbi të cilët qëndron kërcënimi i vetingut.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura