Vendimi i Gjykatës në SHBA për abortin, një sinjal i fortë për jetën!

May 5, 2022 | 10:00
SHPËRNDAJE

NGA TRITAN SHEHU

TRITAN SHEHU

 

Shqipëria është një vend ku ekziston një legjislacion i ekuilibruar për të drejtën  e abortit, që pa dyshim ka nevojë për disa përforcime e kontrolle më të qarta. Megjithatë Shqipëria është një vend ku aplikimi i ligjit dhe kontrolli i tij janë në anarki të plotë.

Sipas të dhënave shumë të cunguara kemi arritur në 2200 jetë të humbura nga abortet në 5 vitet e fundit, me rreth 200 të tilla për 1000 lindje.

Dhe rezultatet janë tragjike, prej vitit 1991 janë “vrarë” nëpërmjet abortit rreth 33000 mijë femra, duke bërë që raporti i lindjeve meshkuj/femra nga 105/100 që është normalisht, të kalojë në 112/100.

Kjo për shkak të aborteve selektive të realizuara mbi javën e 12-të të shtatzënisë që parashikon ligji, si veprimtari kriminale këto.

Për këtë (edhe për shkaqe të tjera) nataliteti ka rënë në 1,7 fëmijë për grua, kur niveli i minimal mbijetesës së shoqërisë është 2,1.

Aborti dhe planifikimi familjar janë krejt të ndryshme, abortet rriten kur dështon planifikimi familjar.

Duhet kuptuar drejt, aborti nuk mund të jetë një e drejtë universale e gruas, ai ka të bëjë me ndërprerjen e një jete tjetër.

Pra, këtu hynë elemente të shumtë të kufizimit të të drejtave të dikujt përpara cenimit të se drejtës se tjetrit për te jetuar, pra, në mbrojtje të jetës, të moralit, vlerave e mbijetesës së shoqërisë, luftës ndaj shfrytëzimit të gruas, kriminalitetit etj.

Prandaj vendimi i pritshëm i Gjykatës amerikane duhet konsideruar si një përpjekje shumë pozitive për të goditur këto fenomene “antijetë” e evituar abuzivizmin e konfuzionin në emër të një liberalizmi anarkist.

Kjo Gjykatë po rrëzon Sentencën Roe vs Wade të vitit 1973, që realisht e nxjerr abortin jashtë kontrollit, duke e mundësuar atë deri në limitin kohor të shtatzënisë së “mbijetesës së fetusit në ambientin e jashtëm”.

Kjo do të thotë të pranosh abortin lirshëm minimalisht deri në javën e 24-t të shtatzënisë, që është e pajustifikueshme në çdo plan.

Ky vendimi i pritshëm i asaj gjykate duke rrëzuar atë Sentance do t’i hapë rruge kufizimit të aborteve e vendosjes sipas shteteve të rregullave të qarta juridike e racionale për ato në ShBA, që do të influencojë pozitivisht për përballjen me këtë veprim “antijetë”!

Ky vendim që duhet përshëndetur do të reflektojë edhe jashtë SHBA në qëndrimin ndaj abortit, për “mbrojtjen e jetës”.

Ai e duhet të jetë një nxitje edhe në vendin tonë, për masa konkrete “pro jete”!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura