Vendimi i BSH-së, Guvernatori Sejko: Norma bazë e interesit, e kredive njëditore dhe depozitave mbetet e pandryshuar

Aug 4, 2021 | 16:38
SHPËRNDAJE

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vendosur të lërë të pandryshuar normën bazë të interesit edhe për këtë tremujor.

sejko

Në një konferencë për shtyp, Guvernatori i BSH, Gent Sejko, deklaroi se Këshilli ka vendosur “të lerë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 0.5%; të lerë të pandryshuar normat e interesit të depozitave dhe kredive njëditore, përkatësisht në 0.1% dhe 0.9%”.

Më tej, Guvernatori Sejko u shpreh se në këtë tremujor inflacioni bazë ishte i qëndrueshëm, ndërsa shtoi se kredia për sektorin privat shënoi një rritje mesatare prej 7.7%.

Pasojat e pandemisë vijojnë të jenë prezentë në ekonomi. Informacioni i ri i përfituar në tremujorin e fundit ka qenë në kahun e pritjeve tona. Inflacioni bazë ishte i qëndrueshëm. Në tërësi ecuria e inflacionit ka qenë subjekt i i luhatjeve të shpeshta e të papritura të faktorëve të ofertës. Nga ana tjetër, faktorët me ndikim afatmesëm të inflacionit shfaqen të qëndrueshme. Ekonomia shqiptare u rrit me 5.5% gjatë tremujorit të parë, duke tejkaluar pritshmëritë tona. BSH gjykon se rritja e qëndrueshme punësimit dhe pagave do të ndjekë zgjerimin e kërkesës për mallra dhe shërbime. Politika monetare e BSH ka vijuar të gjenerojë një ambient financiar të qetë dhe normal. Kredia për sektorin privat shënoi një rritje mesatare prej 7.7%. Rritja ekonomike do të mbështetet nga zgjerimi i konsumit, rritja e eksportit të mallrave dhe shërbimeve”, tha Guvernatori Sejko.

© Panorama.al

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/