Vendimi i autoriteteve/ Plot 150 mijë britanikë nënshkruajnë peticionin për 18 vjeçarin shqiptar. Historia e adoleshentit

Nov 13, 2019 | 19:49
SHPËRNDAJE

Mijëra njerëz po mbështesin një fushatë të iniciuar nga “birësuesi” britanik për një të ri shqiptar 18 vjeçar, i cili ishte kontrabanduar në Britaninë e Madhe vite më parë.

PRI_91016785

Gazeta britanike “Metro” i është rikthyer historisë së Sametit, e publikuar muajin e shkuar dhe që prej atëherë, 150 mijë njerëz kanë nënshkruar peticionin kundër dëbimit të tij nga Britania. John Stokes, iniciuesi i peticionit, tha se mbështetja e madhe për adoleshentin, ishte “përtej asaj që kishim imagjinuar”.

Sameti shkoi në pjesën e pasme të një kamioni në Bristol gati tre vjet më parë.

“Njerëzit janë vërtet të tronditur që Zyra e Brendshme filloi këtë proces të dëbimit sapo fëmija të mbush 18 vjeç”, tha i moshuari britanik për “Metro”.

“Në katër javët e fundit kam pasur më shumë mesazhe mbështetjeje sesa kam pasur ndonjëherë në jetën time”, shtoi ai.

Sameti është diagnostikuar me sëmundje stresi post-traumatik kështu që lufton të flasë për jetën e tij në Shqipëri.

I riu pretendon se kur ishte 11 vjeç, ai u detyrua të lypte rrugëve dhe kur mbushi 15 vjeç u dërgua nga babai në Bruksel.

Ai arriti të shpëtojë nga kthetrat e të atit në Belgjikë dhe udhëtoi për në Calais ku kontrabandistët e trafikuan atë në Britani. Shërbimet sociale e dërguan Sametin të jetojë me Z. Stokes, një kujdestar i besueshëm lokal që ka mbështetur gati 80 fëmijë me probleme në 30 vjet.

Sameti e ka transformuar jetën e tij që kur arriti në Bristol në moshën 15 vjeç dhe tani po përmbush ëndrrën e tij për t’u bërë marangoz. Sidoqoftë, Zyra e Brendshme i dërgoi një letër Sametit ku i bëhej e ditur se sapo të mbushte 18 vjeç në shtator, do të dënohej dhe se leja e qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar i ishte refuzuar.

Muajin e kaluar, Sameti tha se ishte “i frikësuar” pasi do të dërgohet përsëri në një vend ku ai nuk ka asgjë tjetër përveç traumës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura