Vendimi i AKEP për tarifat e reja, reagon Vodafone dhe Telekom: Ka qëllim të favorizojë Albtelecom

Feb 15, 2018 | 20:35
SHPËRNDAJE

Dy kompanitë e telefonisë celulare në vend, Vodafon Albania dhe Telekom Albania reaguan pas vendimit të AKEP që sipas tyre i hap rrugë favorizimit të kompanisë Albtelecom.

Sipas tyre, vendimi i AKEP “është i papranueshëm dhe dëmton seriozisht konkurrencën e lirë në sektroin e komunikacionit duke gjeneruar pastër fitime për Albtelecom”.

Por AKEP njoftoi sot se shtyu projektvendimin për tarifat e kompanive celulare për t’i vijuar diskutimet javën tjetër.

auto_bisede_telefonike1482675755-e1490967187651

Në njoftimin e shperndare për mediat, AKEP thotë: “Në vijim të veprimtarisë së tij normale, sot Këshilli Drejtues i AKEP ka diskutuar lidhur me Analizën e Tregjeve celulare dhe masat rregullatore përkatëse dhe do të rimblidhet javës që vjen për ta vazhduar këtë diskutim në një kontekst gjithnjë e më të plotësuar”.

NJOFTIMI I AKEP

Mbi analizën e tregjeve përkatëse dhe marrjen e masave rregullatore për të siguruar konkurrencën efektive dhe mbrojtjen e konsumatorit në tregjet e komunikimeve elektronike

Nisur nga interesi i paraqitur nga disa media ne lidhje me vendimmarrjen e Këshillit Drejtues për tregun e telefonisë celulare, AKEP sqaron se ne zbatim te ligjit dhe ne reference te praktikes me te mire regullatore po punon per te siguruar konkurrencën efektive në të gjitha tregjet nën mbikëqyrje dhe në rregullim.

Perkunder pretendimeve AKEP sqaron se ka kryer procedurën e konsultimit publik si dhe ka administruar komentet e palëve të interesit. Dokumenti i konsultimit gjendet lehtesisht ne faqen web te AKEP[1]. Qe prej publikimit te ketij dokumenti AKEP ne menyre te vazhdueshme ka analizuar tregun, perditesuar te dhenat dhe ka terhequr mendimet te paleve te interesuara.

Ne vijim te veprimtarise se tij normale, sot Keshilli Drejtues i AKEP ka diskutuar lidhur me Analizen e Tregjeve celulare dhe masat rregullatore perkatese dhe do te rimblidhet javes qe vjen per ta vazhduar kete diskutim ne nje kontekst gjithnje e me te plotesuar. Njekohesisht sot Keshilli Drejtues i AKEP ka vendosur te hape konsultimin publik per brezat e dividentit dixhital te cilat behen te disponueshtem per investitoret.

AKEP dëshiron të sigurojë publikun, median dhe në veçanti të gjitha palët e interesuara se vendimmarja e Këshillit Drejtues të AKEP, nuk mund të shantazhohet, por do të jetë gjithmonë në përputhje me parimin e ligjshmërisë dhe në funksion të nxitjes se investimeve, promovimit te konkurrencës së lirë dhe kurdohere ne mbrojtje te interesave te përdoruesve të shërbimeve të komunikimeve elektronike dhe postare.

Njekohesisht AKEP thekson se ndjehet pergjegjes para interesit publik dhe Kuvendit te Shqiperise. Njekohsisht duhet te jete e qarte per cdo pale te interesuar qe Kushtetuta e Republikes se Shqiperise garanton te drejten e ankimit administrativ dhe gjyqesor per cdo vendim te AKEP.

REAGIM I VODAFONE ALBANIA

Vodafone Albania dëshiron të sqarojë edhe një herë publikun dhe median se AKEP ka detyrim ligjor që të kryejë konsultim publik transparent me të gjitha palët e interesit për çdo masë të propozuar për zbatim në tregun e komunikimeve elektronike. Masat e ashtu-quajtura rregullatore që AKEP kishte për qëllim të miratonte në mbledhjen e Këshillimit Drejtues, këtë javë, nuk janë komunikuar e as konsultuar ndonjëherë me operatorët në treg, si palë të interesit në këtë proces.

Sqarojmë se tarifat e reja të propozuara nga AKEP për operatorët celularë nuk kanë qenë pjesë e dokumentit të konsultimit publik, të cilit AKEP i referohej në njoftimin e sotëm për shtyp.

Për më tepër, theksojmë edhe një herë se Vodafone Albania u informua vetëm nëpërmjet medias për këto tarifa diskriminuese në favor të Albtelecom dhe në dëm të klientëve të operatorëve të tjerë, të cilëve do t’u duhet të paguajnë më shtrenjtë për telefonatat e tyre drejt klientëve të Albtelecom.

Për fat të keq, ky nuk është i vetmi rast “i dashamirësisë” së AKEP ndaj Albtelecom, pasi AKEP ka qëllim të favorizojë dhe mbështesë më tej Albtelecom me masa të tjera rregullatore, të propozuar për t’u zbatuar në tregun e telefonisë fikse.

Pavarësisht kësaj, Vodafone Albania është gjithmonë e angazhuar të mbështesë nismat e AKEP që janë në përputhje të plotë me kuadrin rregullator të BE-së dhe legjislacionin për sektorin e komunikimeve elektronike në Shqipëri. Vetëm nëse zbatohet një kuadër ligjor dhe rregullator i drejtë dhe ku respektohen ligjet në fuqi, duke krijuar një klimë të qëndrueshme për investime, atëherë Vodafone do të vazhdojë të jetë një prej lojëtarëve kyç në tregun e komunikimeve elektronike në Shqipëri.

REAGIM I TELEKOM ALBANIA

U njohëm me njoftimin e fundit për shtyp të AKEP në lidhje me rregullimin e tregut në sektorin e telefonisë së lëvizshme. Jemi te befasuar që AKEP në këtë njoftim nuk është përpjekur aspak të mohojë  në mënyrë të drejtpërdrejtë projekt-vendimet e përgatitura prej tyre, ashtu siç janë raportuar ditët e fundit në media. Ndaj, dhe referimi që bëhet në dokumentet ekzistues nuk hedh aspak dritë mbi situatën. Nëse AKEP e ka fjalën për rregullimet e tregut në formën e raportuar në media (konkretisht imponimi i asimetrisë në favor të Albtelecom dhe heqja e kufizimeve brenda rrjetit / jashtë rrjetit vetëm për këtë kompani), të gjithë duhet ta kenë të qartë se këto masa të propozuara janë thelbësisht të reja dhe kërkojnë ligjërisht edhe konsultime të reja publike.

Parimet themelore të paanësisë, transparencës dhe profesionalizmit, të cilat shprehen qartë në Ligjin për Komunikimet Elektronike, kërkojnë që ndryshime kaq të rëndësishme të dokumenteve të para disa kohëve, t’u bëhen paraprakisht të ditura të gjithëve, veçanërisht aktorëve në këtë treg, në mënyrë që ata të komentojnë ose sugjerojnë ndryshime, si edhe të kryejnë analizë të plotë të ndikimit në biznesin e sotëm dhe në planet e investimeve të tyre. Shmangia nga konsultimet nuk mund të justifikohet duke iu referuar formalisht, por pa kuptim procedurave dhe veprimeve që bazohen në një analizë të kushteve të dikurshme të tregut.

Gjithashtu, kemi kundërshtuar dhe kemi dhënë komente edhe kundër ndryshimeve që AKEP ka në plan të kryejë në sektorin e telefonisë fikse, sepse masat e sugjeruara i konsiderojmë sërish në favor të Albtelecom, pa justifikuar qartë interesin publik dhe duke dëmtuar lojtarët e tjerë në treg.

Ndaj, në vazhdim të kërkesës tonë zyrtare drejtuar AKEP para pak ditësh, këmbëngulim në rivendosjen e komunikimit transparent, në përputhje me kërkesat ligjore, si edhe mbetemi të vendosur të mbrojmë të drejtat tona dhe të jemi po aq konstruktivë, ashtu siç kemi qenë këto mbi 20 vjet të operimit tonë në Shqipëri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura