Vendimi/ Godina e ish-universitetit privat do përdoret si Spital për të prekurit me koronavirus

Mar 26, 2020 | 17:59
SHPËRNDAJE

Godina e ish-universitetit privat “Kristal”, i cili u mbyll pak vite më parë nga qeveria e kryeministrit Edi Rama, do të kalojë në dispozicion të Ministrisë së Shëndetësisë.

kristal

Vendimi është marrë sot dhe është publikuar në Fletoren Zyrtare.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të marrë të gjitha masat, në varësi të situatës, për përshtatjen e në një strukturë karantine ose spitalore, si dhe të përllogarisë fondin për të kryer investimet e nevojshme”, thuhet në pikën 2 të këtij vendimi.

Më tej thuhet se objekti i ish-universitetit “Kristal” mbetet në dispozicion të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.

vkm

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura