Vendimi/ “Gjyqtari i KÇK bëri shqiptarët qorra”- Balla: Dokumenti amerikan tregon që Basha firmosi vetë pagesat për kompaninë me pronarë rusë

Jan 17, 2020 | 18:49
SHPËRNDAJE

Pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Tiranës sipas të cilës nuk kishte prova për pagesa nga kreu i opozitës për një kompani lobimi me pronarë rusë, kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla këmbëngul në këtë pikë, duke theksuar se Lulzim Basha ka firmosur kontratat në fjalë.

Taulant-Balla-MSA-bruksel

Sipas tij, Departamenti amerikan i Drejtësisë tregon të zezën mbi të bardhë me emër dhe mbiemër dhe numër pasaporte të Lulzim Bashës mbi këtë kontratë,

Reagimi i plotë i Ballës: Anëtari i KÇK në gjykatë guxon t’i bëjë shqiptarët, apo edhe organet e drejtësisë në vendet partnere, qorra.

Nuk ka provë thotë gjyqtari se pagesat janë bërë nga Lulzim Basha.

Por Lulzim Basha ka firmosur kontratat.

Dokumenti zyrtar i vendosur në dizpozicion nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë tregon të zezë mbi të bardhë Emër, Mbiemër, firmë, numër pasaporte diplomatike të Lulzim Bashës.

Madje Nikolas Muzin kërkon garanci të vijë dhe të dëshmojë para gjykatësit.

Lexojeni vetë.

Aq e fortë qenka lidhja e anëtarit të KÇK në gjykatë me Lulzim Bashën, sa sot Luli nuk u ndje fare edhe për atë gënjeshtrën me Toyota e ku gjyqtari i Lulit i fali të arrestuarit njëlloj siç fali edhe Lulin.

E çuditshme Lulzim, që të gjitha dosjet e tua, edhe dosjen “CEZ” të babait tënd politik Sali Berishës me Nuel Kalajn, i paska një gjyqtar i vetëm?!

P.s. Mos harro nxirre tani nënkryetarin tënd të të mbrojë!

3 2 1

4 3 2 1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura