VENDIMI/ Busti i Pjetër Arbnorit para Parlamentit. E majta e voton, ndërsa e djathta…

Apr 26, 2018 | 14:26
SHPËRNDAJE

Tirana do të ketë së fundmi edhe një bust të Pjetër Arbnorit, ish i burgosur politik dhe për pesë vjet kryetar i Parlamentit.

Vendimi është marrë te enjten në Këshillin Bashkiak të Tiranës, pas kerkeses se Kuvendit. Ne Keshill e majta votoi pro propozimit të kryebashkiakut Erjon Veliaj.

Keshilli bashkiak 2

Busti do të ngrihet në lulishten përpara Parlamentit.

Këshilltarët e djathtë nuk ishin të pranishëm gjatë votimit pasi kishin lënë sallën e Këshillit më herët.

Në rendin e ditës sot ishte një vendim për kalimin e pronave të bashkisë te ndërtuesit privatë të cilët pasi t’i zhvillojnë do ti kthejnë Bashkisë sipërfaqen që ajo ka në pronësi.

Sipas opozitës PD-LSI vendimi duhej të kalohej me shumicë të cilësuar votash dhe për të shmangur ndonjë rrjedhie të mundshme, u larguan nga salla.

Që në janar të 1990, Pjetër Arbnori mori pjesë në Shkodër në demostratën kundër pushtetit komunist që rrëzoi bustin e Stalinit. Po në të njëjtin vit ai ishte bashkëthemelues i degës së Partisë Demokratike në Shkodër. Prej vitit 1991 deri më 2001 ishte deputet në Kuvendin e Shqipërisë, dhe prej vitit 1992 deri më vitin 1997 ishte Kryetar i Kuvendit.

Fama e “Mandelës së Ballkanit” ka tërhequr vëmendjen e shumë qeverive dhe të mediave të botës perëndimore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura