Vendimet/ Miratohet në Kuvend projektligji “për licencat, autorizimet dhe lejet”, marrin “OK”-in tre anëtarët e Komisionit të Prokurimit Publik

May 27, 2021 | 13:13
SHPËRNDAJE

U miratuan sot në Kuvendin e Shqipërisë disa projektligje dhe projektvendime. Me 85 vota pro u miratua projektligji “Për Licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar”.

kuvendi

Po ashtu me 84 vota pro mori OK-in në Kuvend projektvendimi i Këshillit të Ministrave për emërim si anëtarë të Komisionit të Prokurimit Publik të Kreshnik Ternovas, Fiorent Zguros dhe Anila Malajt.

Projektligji për licencat autorizimet dhe lejet lidhet me shtimin e një fushe dhe dy kategori.

Konkretisht shtohet fusha teknologji financiare dhe kategoritë “Shërbime të lidhura me tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë” dhe “Shërbime të teknologjisë dhe komunikimit”. Licencat për këto kategori lëshohen nga AMF dhe AKSH-i.

kuvendi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura