“Vendim dhe veprim tragjik”, Janullatos reagon pas qëndrimit të Turqisë për “Shën Sofinë”: Minon shpresën më të madhe të epokës sonë për…

Jul 12, 2020 | 10:19
SHPËRNDAJE

Pas vendimit të qeverisë turke për ta kthyer në xhami kishën shekullore të Shën Sofisë, e cila në dekadat e fundit ka shërbyer si muze, reagon edhe kreu i kishës ortodokse Anastas Janullatos, i cili e konsideron një vendim tragjik.

83424_TUR20200710HAGIASOPHIAISTANBULAA_1594414240056

Sipas tij, ky veprim minon shpresën më të madhe të epokës sonë që është bashkë-ekzistenca e feve dhe qytetërimeve.

Reagimi i plotë: 

Ky veprim bën pjesë në ato vendime dhe veprime tragjike, të cilat minojnë shpresën më të madhe të epokës sonë që është bashkë-ekzistenca e feve dhe qytetërimeve.

Ky vendim na rikthen në aspekte të errëta historike. Një vend si Turqia që dëshiron të jetë pararojë, zgjedh të bëjë rolin e prapashtesës së një kulture të vonuar.

Është mëkat edhe gabim që vaji i fesë të përdoret për të ndezur dhe për t’ju shërbyer qëllimeve nacionaliste. Qëllimi fisnik i fesë është të qetësojë plagët dhe të paqësojë shpirtrat e njerëzve”, thekson ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura