Vendi mbulohet nga dëbora/ Si paraqitet gjendja e rrugëve, ARRSH apel drejtuesve të mjeteve: Përdorni zinxhirë

Feb 3, 2023 | 9:29
SHPËRNDAJE

Gjatë natës ka pasur reshje dëbore me intensitet në Qarkun e Korçës, në Kukës-Ura e Zapodit, dhe në Pukë-Fushë Arrëz-Kukës, ku është punuar me mjete borëpastruese  qarkullimi kryhet pa probleme.

debore

Sipas ARRSH, kontraktorët me mjete e punëtorë kanë qenë në terren gjatë gjithë natës për të mbajtur qarkullimin në normalitet.

Po ashtu ARRSH u bën apel drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje.

Pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura