“Vëmendja jonë kryesore mbetet lufta ndaj COVID-19”- Ambasada amerikane: Pas kësaj, ushtria shqiptare…

Mar 30, 2020 | 18:58
SHPËRNDAJE

Ambasada amerikane në Tiranë bën me dije se Shtetet e Bashkuara, pavarësisht situatës aktuale, mbështesin Shqipërinë edhe në fusha të tjera.

ambanglish (3)

Nëpërmjet financimit, kjo ambasadë ka krijuar klasa të posaçme për mësimin e gjuhës angleze nga ana e ushtarakëve shqiptarë.

Në këtë mënyrë, ata do jenë më të përgatitur dhe ndërveprues në misionet e tyre me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë të NATO-s.

Ambasada nënvizon se Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur përpjekjet e Shqipërisë për t’u bërë aleate më e fortë në NATO dhe se kjo mbështetje do të vazhdojë.

Njoftimi i plotë:

Ndërsa vëmendja jonë kryesore në këto çaste mbetet në luftën ndaj COVID-19, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë edhe në fusha të tjera. Klasat në foto u krijuan nëpërmjet një dhurimi nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes për Ministrinë shqiptare të Mbrojtjes.

Pasi të rihapen, këto klasa do të përdoren nga forcat ushtarake shqiptare për të mësuar gjuhën angleze, e cila do t’i ndihmojë të jenë më të përgatitur dhe ndërveprues në misionet e tyre me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë të NATO-s, do t’u mundësojë pjesmarrjen në trajnime të ardhshme, si dhe do të ndikojë mënyrën e tyre të mendimit, luftimit dhe trajnimit drejt një qasjeje më perëndimore.

Ky dhurim është pjesë e programit për “Trajnimin e Gjuhës Angleze”, që Departamenti i Mbrojtjes ka mbështetur prej vitesh tashmë në Shqipëri. Shtetet e Bashkuara i kanë mbështetur përpjekjet e Shqipërisë për t’u bërë një aleate më e fortë në NATO, dhe kjo mbështetje vazhdon dhe do të vazhdojë gjithnjë edhe kur ky moment i vështirë të ketë kaluar. #NeJemiNato – with Ministria e Mbrojtjes/Olta Xhacka

ambanglish (1) ambanglish (4) ambanglish (2)

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura