Vëllezërit e Klement Balilit padisin policinë, gjykata pezullon urdhrat e Haki Çakos kundër tyre

Jan 24, 2018 | 9:57
SHPËRNDAJE

Vëllezërit e Klement Balilit kanë paditur Policinë e Shtetit në Gjykaten Administrative për katër urdhrat e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako, i cili vendosi heqjen e licencave për 4 shoqëritë e e tyre të ruajtjes fizike.

baliliiii

Këta urdhra me numër rendor 9, 10, 11 dhe 12 janë të firmosur nga Çako me 17 dhjetor 2017 pasi familjarët e të kërkuarit Balili ishin nën hetim pasuror, sipas ligjit “Antimafia”.

Por, vëllezërit e Balilit, që përfaqësojnë kompanitë e policive private kërkojne shfuqizimin e këtyre vendimeve me argumentin se janë të pabazuara në ligj.

Heqja e këtyre licencave u firmos paralelisht me kohën kur Prokuroria kërkoi në Gjykatën e Krimeve të Rënda sekuestro të aseteve pasurore të familjarëve të lidhur me Balilin. Mes pasurive të sekuestruara ishte edhe resorti Santra Quaranta në Sarandë.

BALILI

Për të gjitha pasuritë e sekuestruara, vëllai i Klement Balilit, Bashkim Balili ka kundërshtuar në Apelin e Krimeve të Rënda vendimin e sekuestros dhe kërkon zhbllokimin e pasurive.

Argumenti kryesor i familjes Balili është se asetet pasurore janë fituar nga biznesi dhe se nuk ka arsye përse janë objekt hetimi, sipas ligjit Antimafia.

Detajet nga vendimi i Gjykatës

Gjykata ka vendosur: Pezullimin e zbatimit te Vendimit nr. 09 date 17.12.2017 te Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit. Pezullimin e zbatimit te vendimit nr. 10 date 17.12.2017 te Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit. Pezullimin e zbatimit te Vendimit nr. 11 date 17.12.2017 te Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit. Pezullimin e zbatimit te Vendimit nr. 12 date 17.12.2017 te Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit. 2. Shfuqizimin e vendimit nr. 09 date 17.12.2017 te Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit. Shfuqizimin e vendimit nr. 10 date 17.12.2017 te Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit. Shfuqizimin e Vendimit nr. 11 date 17.12.2017 te Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit. Shfuqizimin e Vendimit nr. 12 date 17.12.2017 te Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura