Vëllezërit arrestohen për shitje kokaine dhe hashashi. Si e tradhtoi veten më i madhi kur deklaroi se…

Aug 14, 2020 | 18:20
SHPËRNDAJE

Dy vëllezër shqiptarë u arrestuan dje pas një hetimi për përfshirjen në shitjen e lëndëve narkotike. Tani, ata janë në burgun Casetti në Rimini, në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

panetti-hashish-com-stampa-14-agosto

Hetimet policore nisën në fillim të muajit, duke monitoruar lëvizjet e më të riut prej tyre, një 26 vjeçar banues në Viserba. Në shënjestër të hetuesve u vu një garazh që ai kishte marrë me qira tek një sipërmarrës në zonë.

Dje (e enjte 13 gusht), rreth orës 20:00, ishte vëllai më i madh, 28 vjeç, i cili e pagoi qiranë, dhe më pas u përgjua nga policia ndërsa udhëtonte me makinë. Pasi u ndalua për një kontroll, kishte me vete 766 euro, shumë e sekuestruar më vonë.

Gjatë hetimeve, 28-vjeçari “tradhtoi veten”: ai tha se faturën për pagimin e qirasë e kishte lënë vëllai i tij dhe se thjesht kishte shkuar në Miramare për të parë një mik, duke mos ditur se ishte vendosur nën vëzhgim nga agjentët.

KËRKIMET

Forcat e rendit zhvillua kërkime përveç në garazh në banesën ku jetonin vëllezërit, duke gjetur mbi 1 kg hashash, marijuanë dhe kokainë si dhe materiale për paketimin dhe peshimin e dozave. Policia gjeti edhe telefona celularë, çanta boshe me gjurmë droge, një makinë vakum, etj.

Në shtëpinë e 28-vjeçarit, në xhepin e një palë pantallonave, u gjetën dhe u sekuestruan edhe 565 euro të tjera. Sipas hetuesve, 28-vjeçari është i përfshirë edhe në biznesin e tregtimit të drogës për shkak të standardit të lartë të jetesës së tyre, pavarësisht se zyrtarisht ishin të papunë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura