Vëllain biznesmen ia vranë, i riu plagoset nga tritoli. Po ushqente bagëtitë, autori e studioi mirë, pastaj…Detaje nga ngjarja e rëndë

SHPËRNDAJE

elsi-kosiqi

Një ngjarje e rëndë tronditi mëngjesin e djeshëm qytezën e Maqellarës në rrethin e Dibrës.

Shumë shpejt u mësua se pranë banesës së familjes Kosiqi ishte vendosur një sasi e konsiderueshme tritoli. Madje, një pjesëtar i kësaj familje mbeti i plagosur për shkak të eksplozivit. Një vit më parë, banesa në pronësi të Gazmir Kosiqit u sulmua me armë dhe mbeti i vrarë biznesmeni 32- vjeçar, Elsi Kosiqi.

Burime pranë Komisariatit të Policisë Dibër bënë me dije për “Panorama” se një sasi tritoli është vendosur mëngjesin e ditës së djeshme në murin e një stalle bagëtish në Maqellarë të Dibrës, në pronësi të Gazmir Kosiqit.

Elsi Kosiqi, vellai i vrare vjet
Elsi Kosiqi, vellai i vrare vjet

Nga shpërthimi i eksplozivit është plagosur djali i tij, Ismail Kosiqi, 30-vjeç, i cili ka marrë plagë në këmbë nga ciflat e blloqeve të betonit të murit rrethues.

“Nga hetimet e para rezulton se një sasi tritoli është hedhur brenda rrethimit të shtëpisë së familjes Kosiqi. Në ato momente, Ismaili po ushqente bagëtitë. Me sa kuptohet, autori ka ndjekur çdo lëvizje të tij dhe pastaj e ka hedhur lëndën shpërthyese pranë kasolles. Shpërthimi ka qenë i fortë dhe i ka shkaktuar lëndime 30-vjeçarit Kosiqi”, thanë efektivë të Policisë, që mbërritën shpejt në vendin e ngjarjes.

Kanë qenë pjesëtarë të familjes Kosiqi, që i kanë telefonuar punonjësit të Policisë së zonës dhe e kanë vënë në dijeni rreth ngjarjes së ndodhur. Megjithëse Policia lokale është vënë në lëvizje shumë shpejt, autori është larguar shpejt nga vendi i krimit, duke shfrytëzuar rrugën nacionale Peshkopi-Shupenzë.

I plagosuri është dërguar në Urgjencën e Spitalit Rajonal Dibër. Mjekët kanë konstatuar se Ismail Kosiqi kishte plagë të lehta në gjymtyrët e poshtme, të shkaktuara nga ciflat e betonit të shkërmoqur nga tritoli, ndërkohë që gjendja shëndetësore paraqitej e stabilizuar, pra, është jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor për të nisur hetimet e për të zbuluar autorët e vendosjes së tritolit.

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU