Vëllai rreh motrën e tij keqas, e gënjeu se do të shkonte në punë

Feb 2, 2016 | 17:51
SHPËRNDAJE

Një i ri 27-vjeçar është vënë në pranga të Policisë së Fierit pasi ka rrahur motrën e tij, 19-vjeçare.

Policia-BeratI prangosuri është Desild Dervishbehaj, 27 vjeç banues në “Yzberisht” të Tiranës. Mësohet se ky i ri është konfliktuar me motrën e tij në qytetin e Fierit, pasi ajo e kishte gënjyer.

Sipas burimeve, mësohet se motra 19-vjeçare, e cila bashkëjeton në Fier me një person, i kishte thënë vëllait se ditën e hënë do të shkonte në punë.

Vëllai ka mësuar se ajo nuk kishte shkuar në punë dhe ka shkuar në Fier për t’u sqaruar. Ai ka përfituar edhe nga mungesa në shtëpi e bashkëjetuesit të vajzës dhe e ka rrahur motrën për gënjeshtrën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura