Vëllai i Xhafajt/ Basha shton akuzat ndaj kryeprokurores: Arta Marku si Speedy Gonzales

Jun 7, 2018 | 12:16
SHPËRNDAJE

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka shtuar akuzat sot në adresë të kryeprokurores Arta Marku, duke e quajtur atë Speedy Gonzales, si personazhi në filmat e animuar.

rama1

Basha akuzoi Ramen si mbrojtes te vellezerve Xhafaj. “I njëjti skenar po ndiqet për të shpëtuar vëllezërit Xhafaj nga drejtësia, i njëjti arkitekt i njëjti urdhërues. Rama ke shpallur me veprimet, vendimet e tua marrjen në mbrojtje shtetërore të vëllezërve Xhafaj, për faqen tënde të zeze, njësoj si bëre me Tahirin. Ti i mundësove Xhafajt që ti sigurojë vëllait trafikant lirinë në Shqipëri. E largove në fshehtësi dhe urgjencë për tja fshehur drejtësisë në vend dhe për të manipuluar procesin, këtë vendim e shpalle publikisht vetëm disa orë pasi shqiptarët dëgjuan materialet e hetimit gazetaresk”- tha Basha.

“Agron Xhafajt e nxorren nga vendi pa guxuar ta marrë në pyetje si trafikant droge, pa e nxjerrë para shqiptarëve dhe pa e ballafaquar me dëshmitarët, prokuroria pranoi monstrat e zërit të regjistruar privatisht në mes të natës, edhe pse për ekspertizë duhet që regjistrimi të bëhet në të njëjtat kushte e me të njëjtat pajisje. Speedy Gonzales, Arta Marku u vu ne levizje, se skenari i Rames parashikonte fshehjen te nesermen jashte shqiperise te Agron Xhafajt. Prokuroria Rama Xhafaj Marku i transferoi materialet te Krimet e Rënda, vetëm pasi u sigurua që Agron Geron Xhafaj i përcoll me nderime policore dhe iku jashtë vendit. Vetëm atëherë u vendos të nisej hetim, 4 ditë pasi ishin publikuar materialet e hetimit gazetaresk. Pastaj bënë shantazh ndaj dëshmitarëve dhe denoncuesve. Prokuroria Rama- Xhafaj- Marku dërgoi për ekspertim materialet që caktoi Rama dhe ia dorëzoi të gatshme mes Agron Xhafajt, u zgjodh laboratori i Surrelit ashtu si urdhëroi ky këtu”- tha Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura