Vëllai i Vladimir Gjutës: Arrestimet për motive politike

Feb 27, 2015 | 12:25
SHPËRNDAJE

TIRANE – Vëllai i 35-vjeçarit të shpallur në kërkim si organizator i shpërthimeve me tritol, Vladimir Gjutës, shprehet se gjithçka që po ndodh ndaj familjes së tij ka prapavijë politike, meqenëse ata janë të djathtë.

Vexhi Gjuta, vellai i Vladimir Gjutes

Sipas Vexhi Gjutës, ky nuk është rasti i parë që bëhen kontrolle në banesa e kryhen arrestime të familjarëve të tij. Sipas tij, ka disa raste të tilla që Policia i kundërvihet familjes Gjuta, duke mos i lënë të qetë prej disa muajsh dhe sa herë ka ngjarje në Tiranë.

Në një prononcim për mediat, vëllai i Vladimir Gjutës tregon se këto që po i ndodhin familjes e të afërmve të tij, janë padrejtësi që bëhen vetëm për arsye politike.

“Gjithçka po na ndodh vetëm pse jemi të djathtë. Janë të gjitha sulme politike ndaj nesh. Të gjitha, kontrolle banesash, shoqërime, arrestime, bllokime makinash, kontrolle të herëpashershme në lokale. Bëhet gjithçka vepër për arsye politike. Vetëm këtu ndodhin gjëra të tilla. Në një vend demokratik, që supozohet se jemi, nuk mund të bllokohen makinat pa procesverbal. Nuk mund të ndalohen njerëzit pa asnjë motiv. Sa herë që ndodhin të gjitha këto gjëra, na thonë që urdhri është dhënë nga lart. Hajde merre vesh kur është ai lart”, shprehet vëllai i Vladimir Gjutës.

Nga ana tjetër, kush- ëriri i tij, Selam Gjuta, i cili është babai i njërit prej të shoqëruarve, shprehet se Policia ka ushtruar terror në banesën e tij në Çekrezë.

Madje i ka hedhur edhe një lloj lënde helmuese duke u bllokuar frymëmarrjen. Ai tregon se forca të shumta Policie, me maska u kanë shkuar për kontroll banese pas orës 01:00 të natës dhe kanë qëndruar aty deri në 04:00 të mëngjesit. Gjatë kësaj kohe nënës së tij i ka rënë të fikët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura