Vëllai i viktimës në Korçë: E goditën me grushta, e tërhoqën zvarrë nëpër shkallë

Aug 24, 2018 | 10:58
SHPËRNDAJE

Dalin detaje nga vdekja e 56-vjeçarit në Korçë. Tefik Fiqi, vëllai i viktimës, Novruz Fiqi, që e gjeti të pajetë, ka folur për Report Tv dhe ka treguar versionin e plotë të ngjarjes.

dhunimkorce4

“Vëllai dje ka qenë i dehur. Pashë që erdhi Emiljanoja dhe po zihej me vëllain. Vëllai im, nuk është njeri që bën sherre.

Ata e goditën me grushta dhe shkelma. E tërhoqën zvarrë nëpër shkallë dhe u larguan me vrap. Vëllain e gjeta të shtrirë jashtë pallatit dhe më tha që jam mirë.

Në mëngjes u ktheva ta shikoja dhe e pashë të pajetë. Lajmërova policinë.

Ne jetonim të dy, jam në gjendje shumë të keqe ekonomike. S’kam as drita në shtëpi”, tha Tefik Fiqi, vëllai i viktimës.

Shqiptarja.com

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura