Vëllai i Izet Haxhisë flet hapur: Çështja ‘Hajdari’ e varrosur, kur Metës i thanë për vrasësit…

Mar 4, 2018 | 8:23
SHPËRNDAJE

ARISTIR LUMEZI/ Në vijim të rrëfimit të tij për gazetën “Panorama”, Ismet Haxhia shprehet se nuk ka besim në një rihapje të çështjes “Hajdari” ku ai nga gjykimi i saj u dënua me 15 vite burg dhe vëllai i tij, Izet Haxhia, me 25 vjet burg si pjesëmarrës në këtë vrasje.

ismet haxhia

Ai akuzon ish-kreun e SHISH, Fatos Klosi, si të implikuar në trafikun e armëve me UÇK-në, ndërsa shprehet se ai ka futur në konflikt tropojanët për t’i përçarë.

Ai sqaron per “Panorama” se “Izeti di shumë gjëra, sepse ka qenë shumë afër prej shumë vitesh me persona me shumë pushtet në Shqipëri. Unë jam shumë i bindur se Izeti mbetet një njeri shumë i sinqertë në ato që thotë”.

Pyetur nese ka besim se do te rihapet çështja Hajdari, ai thote se nuk ka fare besim.

“Prokurorët që kanë manipuluar çështjen “Hajdari” me urdhër të politikës, sot i shoh nëpër tribunat e Prokurorisë. Janë me dhjetëra persona, që kanë punuar për manipulimin e kësaj dosjeje dhe përse ata do dëshmojnë për mua dhe Izetin?! Prandaj them se është një çështje e varrosur”- thote ai, duke shtuar se edhe nese hapet do te jete thjesht formale.

Haxhia tregon nje fakt, sipas tij shume domethenes. “Dy vjet hetime që po shkonin në një rrugë të drejtë, kur po hetoheshin skenarët e vrasjes dhe personat që kishin kryer ekzekutimin, me vrasjen e Fatmir Haklajt, u zhduk dosja dyvjeçare e hetimit dhe ka filluar manipulimi i dosjes sonë me qëllim që, ata që urdhëruan vrasjen e Azem Hajdarit, të thoshin se nuk ishim ne ata që eliminuam Azem Hajdarin, por është Berisha me njerëzit e vet. Ky ka qenë i gjithë motivi i akuzës ndaj nesh. Në atë kohë, Ilir Meta ka qenë kryeministër dhe sot është kryetar i shtetit. Ilir Meta kërkoi në atë kohë që të gjenden vrasësit e vrasësve. Sapo atij ia sqaruan se vrasësi i vrasësve është vetë shteti, Ilir Meta nuk e përmendi më atë deklaratë. Vrasësit e Azem Hajdarit i likuidoi shteti. Unë, në atë kohë, kam qenë në Polici dhe kam dijeni se si funksiononin gjërat”-thote ai per “Panorama”.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura