Vëllai i deputetit socialist, drejtori i Postës që u grabit në Krujë. Pak muaj më parë të birit i doli video e…

Nov 5, 2019 | 11:12
SHPËRNDAJE

73224b111f08868c3bada80230602d0d_20170412_100207

Drejtori i filialit të Postës së Krujës që u grabit ditën e djeshme është Xhelal Rraja, vëllai i deputetit socialist të qarkut të Durrësit, Rrahman Rraja.

Rrahman Rraja

Rrahman Rraja

Ditën e djeshme, kasaforta e Postës në Krujë ra pre e grabitjes dhe Policia tha se ka vënë në pranga rojën private, i cili akuzohet për veprat penale “Moskallzim krimi” dhe “Shpërdorim detyre”.

Sipas Policisë, shtetasi Besnik Parruca, 51 vjeç, banues në Durrës, nuk ka njoftuar Policinë për vjedhjen me thyerje të kasafortës së Postës së Krujës, ku grabitësit kanë marrë një sasi prej rreth 11 milionë lekësh dhe një sasi valute dhe më pas janë larguar.

http://www.panorama.com.al/nuk-tregova-sepse-roja-i-arrestuar-flet-pas-grabitjes-se-11-milione-nga-kasaforta-e-postes/

Pak muaj më parë, djali i drejtorit të postës, Ramazan Rraja, u filmua duke dhunuar një grua në oborrin e QSUT-së.

NGJARJA KU U PERFSHI DJALI I XHELAL RRAJAS

Pamjet e një video të publikuar në rrjetet sociale lanë pa fjalë opinionin publik në gusht të 2019, ku shiheh një burrë që dhunonte barbarisht një grua në ambientetet e jashtme të Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ në Tiranë.

police

Protagonist ishte Ramazan Rraja, nipi i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja dhe djali i Xhelal Rraja.

Për ngjarjen ne ate kohe reagoi edhe policia, që njoftonte se kishte shoqëruar 26 vjeçarin dhe e kishte proceduar penalisht.

LEXONI EDHE 

http://www.panorama.com.al/video-qe-beri-xhiron-e-internetit-nipi-i-deputetit-socialist-dhunon-nje-grua-prane-qsut-pamjet/

http://www.panorama.com.al/zbulohet-video-tjeter-pamjet-e-renda-nipi-i-deputetit-masakron-nje-grua-ne-qsut-18/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura