Vëllai i dehur rreh dhe tenton të përdhunojë motrën e tij në shtëpi

Dec 2, 2015 | 10:00
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Një person është arrestuar nga Policia e Tiranës ditën e djeshme në darkë, pasi akuzohet se ka tentuar të përdhunojë motrën e tij.

policia1

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një banesë te pallatet “1 Maji”, në bulevardin “Bajram Curri”. Sipas burimeve brenda Policisë, i arrestuari është shtetasi Flamur Tufa 48 vjeç.

Ai ka ushtruar dhunë fizike dhe më pas ka tentuar të përdhunojë motrën e tij 52-vjeçare, D. Tufa. Menjëherë pas dhunës, kjo e fundit ka lajmëruar Policinë, e cila ka bërë të mundur arrestimin e Flamur Tufës.

Ngjarja

Sipas dëshmisë të D. Tufës në Polici, ajo kishte vite që jetonte vetëm me të vëllanë. Të dy ishin beqarë dhe më parë jetonin me të ëmën, që kishte pak kohë që ishte ndarë nga jeta.

Ditën e djeshme, Flamur Tufa ishte kthyer i dehur në shtëpi. Sipas saj, fillimisht, Flamuri kishte nisur të debatonte me të motrën pasi kjo e fundit nuk kishte përgatitur asgjë për të ngrënë.

Pas debatit, Tufa ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës, e cila pretendon se është prekur më pas në vende intime nga ai. Kjo ka bërë që ajo të denoncojë të vëllanë në Polici.

Nga ana e tij, Flamur Tufa i ka mohuar akuzat. Ai thotë se motra ka zhvillim të vonshëm dhe se nuk ka ushtruar dhunë seksuale ndaj saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura