Veliaj urdhër punonjësve: S’ka pushim për Krishtlindje (Foto)

Dec 25, 2015 | 17:02
SHPËRNDAJE

Kreu i Bashkisë së Tiranës është i vendosur që në çdo ditë të përkushtohet për të bërë më të mirën oër qytetin që ai ka në administrim. Shembull për këtë është edhe urdhri që Veliaj ka dhënë sot kur edhe pse Festa e Krishtlindjes, ai ka nxjerrë në punë punonjësit në shërbim të komunitetit.

bashkia punetor

“Nuk ka festë që i ndal nga puna mjeshtrat tanë. Shfrytëzojmë çdo orë që të ndreqim dritat e fundit para festave! ‪#‎TiranaNePune‬ ‪#‎FestaNeTirane‬.”, shkruan Veliaj në një postim në rrjetet sociale.

punetor bashki 3 punetor bashki 4 punetor bashki2 punetor bashki

Ata kanë qenë sot në Ndroq ku kanë rregulluar ndriçimin në rrugë. Por komentuesit janë shprehur kundra. Ata shkruajnë tek albumi i fotove që Veliaj ka postuar në rrjetet sociale: “punetoret i shfrytezojn ne maksimum me nje rroge mujore skandaloze…dhe pikerisht sot per festen e krishtlindjeve e gjete te rregulloni dritat erion veliaj !!!!????”

veliaj komentet

veliaj komentet2

Statusi i Veliajt
Statusi i Veliajt

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura