Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka takua Presidentin e UEFA-s Aleksandër Čeferin. Kryebashkiaku ka publikuar edhe një foto nga takimi, ndërsa thekson se “ideja e tij për të krijuar Europa Conference League solli dy skuadra të mëdha, si Roma dhe Feyenoord, në finalen e shumëpritur”.
Veliaj mbyll postimin duke shpresuar që gjithçka të ecë mbarë, si për skuadrat, edhe për qytetin.
“I lumtur që takova një mik dhe një promovues të madh të Tiranës, si Presidenti i UEFAs, Aleksandër Čeferin. ⚽️
Ideja e tij për të krijuar Europa Conference League solli dy skuadra të mëdha, si Roma dhe Feyenoord, në finalen e shumëpritur.
Me shpresë qe gjithçka të ecë mbarë, si për skuadrat, edhe për qytetin tonë”, shkruan Erion Veliaj.