Veliaj shpërndan banesat sociale, përfiton edhe Tonin Tërshana

Sep 1, 2015 | 11:12
SHPËRNDAJE
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u ka dorëzuar personalisht çelësat 30 familjarëve të parë, pjesë e përfituesve të banesave sociale.

tershanaMes përfituesve ishte dhe këngëtari i njohur i muzikës së lehtë shqiptare, Tonin Tërshana. Në fjalën e tij, këngëtari Tërshana ka falënderuar kryetarin e Bashkisë që bëri të mundur që pas 20 vitesh edhe ai të kishte një shtëpi si gjithë të tjerët.

Veliaj, bashke me çelësat u ka dorëzuar dhe dokumentacionin e përkatës, çka i bënë ata pronarë të këtyre banesave sociale.

Gjate fjales se mbajtur Veliaj i ka bërë apel ndërtuesve të ulin çmimet e apartamenteve stok, ndryshe do të paguajnë taksën e pronës edhe për apartamentet e pashitura.

‘Dua t’i bëj një apel ndërtuesve dhe shoqatës së ndërtuesve në Tiranës. Kjo që po bëjmë nuk mjafton ndaj i kam bërë thirrje shoqatës së ndërtuesve të ulin çmimet e apartamenteve të pa shitura. Ka disa gjera që shteti mund ti bëj që ti detyrojë privatët ti binden rregullave të tregut. Për këtë arsye ne do propozojmë që në Këshillë Bashkiak që të paguhet taksa e pronës edhe për apartamentet e pa shitura. Nëse vendosin të ulin çmimet, atëherë të përgatiten të paguajnë taksën e pronës. Është e vetmja mënyrë se si ne mund ti kërkojmë ndërtuesve të ulin çmimet”, tha Veliaj.

 
veliaj
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura