Veliaj nxjerr mesazhet/ “Zyrtarët e PD komunikim me artistët: Do flasë Neritani, nëse nuk i jep fjalën bëni sherrrrr”

Jun 25, 2018 | 19:48
SHPËRNDAJE

Tryeza e organizuar sot për Teatrin e ri nisi me një përplasje mes Neritan Liçajt, si përfaqësues i Aleancës për mbrojtjen e Teatrit dhe kryebashkiakut Veliaj.

Liçaj tha se artistët nuk e njohin Veliajn si negociator dhe u largua e pas kësaj kryebashkiaku u shpreh se kishte një sms që disa artistë po përdoren nga PD-ja për luftë politike.

Pak minuta më vonë, zyra e shtypit e Bashkisë ka publikuar fotot e dy sms-ve që sipas saj tregon se Sindikata e Artistëve merr urdhra nga zyrtarë të PD-së lidhur me kohen se kur duhet të flasin, si duhet të sillen dhe çfarë duhet të thonë.

Sipas Bashkisë “nga mesazhet e fotografuara qe avokatja militante e PD, Mirela Jorgo, i dërgonte zyrtarëve të PD duket qartësisht se si ishte inskenuar gjithçka, duke nxjerre zbuluar planin e PD për prishjen e dëgjesës. Taulanda Jupi, një nga koordinatoret e protestës se çadrës së Partisë Demokratike, i dërgon urdhra me SMS përmes Mirela Jorgos, duke u kërkuar që të ndërhyjnë dhe të marrin nën kontroll situatën dhe te prishin dëgjesën”.

sms 1

sms 2

sms 3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura