Veliaj merr vendimin e parë si kryebashkiak i Tiranës: Kryeqytetit s’mund t’i ngecë ora

Jul 30, 2015 | 19:46
SHPËRNDAJE

Pak orë pas betimit si kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës për katër vitet e ardhshme, Erion Veliaj ka publikuar vendimin e tij të parë. Në një koment të shkurtër të publikuar në profilin e tij në rrjetin social “Twtter”, Veliaj ka urdhëruar që të rregullohet ora e Kullës së Sahatit të Tiranës.

Profili i Veliajt ne "Twitter"
Profili i Veliajt ne “Twitter”

“Kryeqytetit s’mund “t’i ngece ora” Nje pune e vogel si dite 1, flm mjeshter Johani”,-shkruan Veliaj në “Twitter”.

Ky vendim duket më shumë si një gjest simbolik për të treguar se ora e punës së kryetarit të ri të Bashkisë së Tiranës ka filluar.

Paraditen e së enjtes, nënkryetari Enno Bozdo ishte zyrtari më i lartë i Bashkisë që priti kryetarin e ri duke i dorëzuar çelësat e Bashkisë. Gjithashtu Bozdo i prezantoi Veliajt edhe dosjet mbi të cilat po punon aktualisht administrata e Bashkisë.

Erion Veliaj rezultoi kandidati fitues në zgjedhjet lokale të 21 qershori me rreth 43 mijë vota ndaj kandidatit të djathtë, Halim Kosova dhe rreth pesë javë pas zgjedhjeve, ai nisi zyrtarisht punën në krye të Bashkisë së Tiranës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura