Veliaj: Memorial kujtese për viktimat e komunizimit

Jun 22, 2016 | 10:59
SHPËRNDAJE
Të gjithë ata që sakrifikuan jetën, lirinë dhe të drejtat e tyre gjatë ish regjimit komunist do të kenë në Tiranë një memorial kombëtar, si simbolikë e kujtesës së tyre të përhershme.
Erion-Veliaj
Ky memorial i kujteses do te bashkefinancohet nga Bashkia e Tiranes, tha sot kryebashkiaku Erion Veliaj, ne tryezen e rrumbullakët e organizuar nga Instituti i të Përndjekurve Politikë.
“Ne jemi borxhlinj ndaj viktimave dhe ndaj trashëgimtarëve të tyre që të mësojmë dhe njohim vuajtjen e secilit prej tyre dhe të afërmve të tyre. Çdo vonesë në këtë trajtim, siç e kanë përjetuar shumë vende që zgjodhën një qasje tjetër, përfshirë dhe Shqipëria deri më sot, sjell një kosto të lartë për gjithë shoqërinë. Ndaj unë sot si kryetar i Bashkisë së Tiranës, e mirëpres, e mezipres dhe do ta bashkëfinancoj një projekt të tillë për qytetin e Tiranës ”, theksoi Veliaj.
Veliaj tha se çështja e kujtesës historike është një sfidë shumë e madhe me të cilën përballet sot shoqëria shqiptare. Ndaj, theksoi ai, është e rëndësishme që ta ruajmë atë qoftë edhe nëpërmjet këtyre memorialeve apo edhe vendosjes së emërtimeve të rrugëve apo shesheve.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura